Trupi i viktimës Emiljano Ramazani sot qëndroi për disa momente brenda makinës ku iu bë atentati, derisa në vendngjarje erdhën uniformat blu dhe vetë drejtori i policisë.
Burime për Gazetën “Shqip” bëjnë me dije se i ashtuquajturi “Rrahmani” u qëllua me 5 plumba nga vrasësit, që sipas raportimeve të para qëlluan nga një makinë në lëvizje e më pas e dogjën në Bradashesh.
Një prej plumbave e kapi në qafë 39-vjeçarin, një në zemër dhe tre të tjerët në trup. Vrasja është bërë me pistoletë.
Të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth viktimës Emiljano Ramazani që tronditi qytetin e Elbasanit pasdite. 39-vjeçari rezulton i arrestuar dhe në vitin 2011.
Përveç arrestimit në vitin 2017, ku ishte kapur me 10 doza kokainë dhe 50 mijë Lekë të rinj, Ramazani është arrestuar dhe për “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.
Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, 39-vjeçari ishte lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit dhe nga Apeli i Durrësit, por gjatë hetimeve ishin gjetur shkelje nga gjyqtarët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.