×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po afron dimri, në Kukës bie bora e parë

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 18:28

    Në Kukës ra bora e parë , ndërsa thuajse i gjithë vendi ishte i përfshirë nga reshjet intensive të Shiut.


    Dimri i ka dhënë sinjalet duke zbardhur Majën e Gjallicës në lartësinë 1900 metra.

    Bora e parë ra në Kukës!

    Këto pamje tregojnë majën e Gjallicës të zbardhur nga petku i bardhë.

    Temperaturat e ulëta të cilat kanë karakterizuar motin përgjatë ditëve të fundit kanë i shndërruan reshjet e shiut në dëborë në lartësinë 1900 metra mbi nivelin e detit.

    Veç simbolikës, bora e parë në Kukës është edhe paralajmërim se dimri është në prag.

    Gjatë natës si në të gjithë vendin pati reshje dhe erëra të forta e për pasojë probleme në energji elektrike dhe rrëshqitje gurësh në disa rrugë.

    Problematika pati në akset Kukës- Shishtavec, Margegaj Valbonë dhe Fierze Lekbibaj, por përgjatë të dielës këto rrugë ishin të kalueshme normalisht.

    Ndërkohë e gjithë pjesa tjetër e vendit vijon të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm me reshje shiu.

    Era fryn në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

    Ndërsa sipas parashikimeve java e re do të nisë pa reshje shiu, por temperaturat do të jenë tipike te vjeshtës dhe në vijim do të ulen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!