×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po kalonin lumin por i rrëmben rrjedha: Mbytet gruaja shqiptare, tjetra përfundon në siptal

    Reporteri
    10 Gusht 2019 | 14:07

    Një njgjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë, ku një grua është mbytur në lumin Vjosa pasi rrjedha e ujit e ka marrë me vete.


    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragot në Tepelenë, raporton policia, e cila shton se dy gratë kanë qenë duke kaluar lumin, por në një moment rryma i ka tërhequr. Si pasojë, njëra prej dy grave është mbytur ndërsa tjetra ka shpëtuar.

    Informacion paraprak

    Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.

    Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!