×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po ktheheshin nga matura: Të rinjtë shqiptarë aksidentohen rëndë, ndodhen në gjendje kritike

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 9:49

    Një aksident me dy të plagosur rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Ura e Vocit.


    Sipas policisë lokale mësohet se dy të aksidentuarit ishin maturantë, të cilët po ktheheshin nga mbrëmja e maturës, teksa udhëtonin me makinë tip Benz me targa AA 046 VP.

    Sipas policisë lokale shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të drejtuesit te mjetit, fillimisht të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Bulqizës ku dhe u është dhënë ndihma e parë, më pas janë dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak Tiranë për një mjekim më të specializuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!