×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po ndërtohet: Kjo është ura e re, nëpër të cilën do kalojnë kosovarët që vizitojnë Shqipërinë

    Reporteri
    05 Tetor 2022 | 9:18

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga puna që po bëhet në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën tha se nuk kanë lënë përqeshje pa i bërë kur e ka prezantuar projektin në 3D.

    Rama në një postim në Facebook e ka quajtur spektakël mbresëlënës inxhinierik.

    “Mirëmëngjesi…. dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!