×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po udhëtonte me veturë, 23-vjeçari plagoset me armë zjarri

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 22:15

    Një 23-vjeçar ka përfunduar i plagosur në qendrën shëndetësore të Thethit.


    Policia bën me dije se i riu ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, kur në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri.

    Fatmirësisht gjendja e tij raportohet e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    “Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi P. H., 23-vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, njofton policia.

    Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!