×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pogradec, fëmijët gjejnë armë në banesën e një personi që jeton në Angli

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 16:46

    Disa fëmijë të mitur kanë gjetur armë të tipit model 56, kalibër 7.62mm një banesë të mbyllur pronari i të cilës jeton prej vitesh në Angli.


    Policia e Pogradecit sapo mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet.

    Banesa është në pronësi të shtetasit, F. Ibi në lagjen e quajtur “Kala”.

    Dyshohet që armët të jenë hedhur në oborrin e shtëpisë, pasi ngjitur me shtëpinë është një rrugicë që ngjiten dhe zbresin njerëzit e lagjes.

    Ndërkohë janë marrë kamerat e një banese pranë për të parë nëse zbulohet kush i ka hedhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!