×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Polaku me “Ferrari” sfidon çdo limit! Ecën me 231 km/h, arrestohet nga Policia e Shqipërisë

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 20:35

    Një 50-vjeçar nga Polonia është arrestuar sot në Fier, pasi u kap duke lëvizur me shpejtësi tre-fish mbi normalen.


    Pas aksidentit tragjik të një nate më parë, ku humbi jetën drejtuesja e “Benzit”, 19-vjeçe, policia ka shtuar kontrollet në Bypass-in e Fierit.

    Shtetasi me iniciale T.S. u kap me 231 km/h, ndërkohë që i paraqiti policisë patentë të rreme. Sipas policisë, “Ferrari” është bllokuar nga autoritetet gjermane, pasi nuk janë paguar siguracionet.

    Ai do të hetohet për përdorimin e dokumenteve e vulave të falsifikuara, ndërkohë që u gjobit me 80 mijë lekë për tejkalim të shpejtësisë dhe mungesës së siguracionit.

    Njoftimi i policisë:

    Me patentë të falsifikuar dhe me shpejtësi gati trefish mbi limitin e lejuar, Policia e Fierit vë në pranga 50-vjeçarin nga Polonia.

    Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit?, automjetin tip “Ferrari” me targa gjermane, që drejtohej me shpejtësi ?231 km/h, nga shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia.
    Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.
    Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. S., për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

    Për këtë shtetas u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.

    Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugë e vendit ka radarë? dhe prezencë të Policisë Rrugore??♂, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ?e aparate fotografike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!