Faxweb.al ka siguruar videon të një kontrolli të policisë në jug të vendit, për parcela të mbjellë me bimë narkotike.
Siç shihet dhe nga pamjet, një i moshuar kapet mat nga punonjësit e policisë, teksa ishte duke vaditur bimët me hashash, të mbjella në një tokë dierrë.
Ai shihet i trembur dhe i zënë në befasi teksa punonjësit e policisë e pyesin “hë si u gdhive”.
Në ato momente i moshuari hedh zorrën me të cilën po vadiste bimët, dhe pas kësaj është bërë shoqërimi i tij në komisariat, dhe është bërë asgjësimi i lëndës narkotike.
Burimet sqarojnë se i moshuari pas verifikimeve është arrestuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.