Aleksander Vishaj është kthyer në Britaninë e Madhe dhe kthimi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat në vend. Tabloidi britanik “The Sun” raporton se reperi 32-vjeçar ka postuar foto të tijat duke “jetuar jetën” në Londër i veshur firmato.
Miku i Stresit u dërgua nga një gjykatë britanike në Gjermani në prill, por pasi bërë tre muaj burg, ai u deportua në Shqipëri.
Ish-kryeinspektori i detektivëve të Met, Mick Neville u shpreh: Mesa duket kufijtë tanë kanë më shumë vrima se një sitë. Situata e kërkon të pyesim sesi u kthye ai në vendin tonë duke marrë parasysh çfarë ka ndodhur më parë. A e kaloi Kanalin me varkë apo përdori dokumente false. Sigurisht që nuk mund të ketë pasur mundësi për të siguruar një vizë për të ardhur këtu.”
Neville shtoi se kthimi i Vishajt tregon sesa të porozë janë kufijtë e Britanisë së Madhe.
“Qeveria duhet të marrë kontrollin e kufijve dhe të mbajë qytetarët të sigurt nga kriminelët dhe terroristët.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.