×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia del me njoftim zyrtar për vdekjen e ish-deputetit, Gert Bogdani

    Reporteri
    18 Shtator 2024 | 15:13

    Policia ka reaguar me njoftim zyrtar për vdekjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

    Policia thotë se ai është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

    “Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

    Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në reagimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!