Policia e Tiranës ka dorëzuar ndihma për familjet që janë dëmtuar nga tërmeti dhe që janë duke qëndruar në qendrën sociale “Të Qëndrojmë së Bashku”.
Policia e Tiranës, i ka dorëzuar në qendrën sociale “Të Qëndrojmë së Bashku”, në Kombinat, Tiranë një pjesë të ndihmave të grumbulluara nga kontributi i punonjësve të saj, ndërsa pjesa tjetër do shpërndahet në bashkinë Vorë, në familjet e tjera të prekura nga tërmeti.
Në këtë qendër u strehuan 45 familje nga fshatrat e Tiranës, të cilat u prekën nga tërmeti.
Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupi, së bashku me Prefekten e Qarkut Suzana Jahollari, i kanë dorëzuar ndihmat drejtoreshës së qendrës dhe kanë marrë takim me familjarët e strehuar në këtë qendër.
Jahollari dhe Jaupi kanë falënderuar efektivët e DVP Tiranë për ndjenjën solidare dhe kanë theksuar edhe njëherë që në situata emergjente duhet të jemi të tërë bashkë, shkruan TCH.
Drejtoresha e Qendrës Sociale, Mimoza Agalliu, ka theksuar se në këto ditë të vështira i gjithë shteti i është gjendur pranë dhe ka falënderuar Policinë e Tiranës për kontributin e dhënë, pasi këto ndihma do shkojnë edhe për familjet në nevojë që trajton kjo qendër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.