Dritat e rrugës pranë parlamentit janë fikur, pas tentativës së protestuesve për të sulmuar godinën e Parlamentit. Ndërsa pas hedhjes së gazit lotsjellës lideri demokrat Lulzim Basha është parë me sytë e përlotur nga efekti i gazit, ndërsa mban para fytyrës një shami.
Pas disa minutash turma e protestuesve ka mbërritur para godinës së parlamentit, ku hedhin fishekzjarre e kapsolle drejt policisë dhe përsërisin thirrjet “Rama Ik”.
Minuta më vonë pas disa tentativash për të çarë rrethimin e policisë, kjo e fundit ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës ndaj turmës, çka solli shpërndarjen e tyre në rrugët përreth parlamentit.
Protesta e opozitës vijon që prej orës 18:00, kur nisi në bulevard, para godinës së kryeministrisë. Pas më tepër se një ore atje, turma erdhi drejt parlamentit, ku përqendrimi policor është më i ulët në numër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.