×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia ia “mësynë” plazhit të Golemit, heq çadrat e vendosura pa leje

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 12:30

    Tre administratorë subjektesh private që kishin vendosur çadra pa leje në plazhin e Golemit janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.


    Policia njofton se janë proceduar A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    “Procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

    Bien në prangat e Policisë dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse”, njofton policia.

     

    /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!