×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia jep detaje të tjera nga aksidenti i rëndë në Vlorë: ‘Audi’ me shpejtësi të frikshme goditi nga pas veturën

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 11:31

    Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë që shkaktoi katër humbje jete mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan në afërsi të fshatit Panaja në vendin e quajtur ‘Kripa’.


    Burimet bëjnë me dije se automjeti ‘Toyota’ me targa greke ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga si pasojë e një goditjeje që ka marrë nga mbrapa nga një automjet tip ‘Audi’, i cili po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë.

     

    Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rruge, por dëmtimet më të mëdha i ka marrë automjeti me targa greke.

    Përplasja ka qenë tepër e fortë sa mjeti tip Audi ka thyer dhe shtyllën e energjisë elekrtrike. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

     

    Njoftimi policise

    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

    Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Vijojnë veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Lapsi.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!