×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia Kufitare shpëton 4 pushues në Vlorë dhe Dhërmi, rrezikuan të mbyteshin në det

    Reporteri
    02 Gusht 2023 | 15:20

    Katër pushues, janë shpëtuar nga Policia Kufitare pasi rrezikuan të mbyteshin në det, në Dhërmi dhe Vlorë.

    Shërbimet e Policisë Kufitare shqiptare në Vlorë dhe në Dhërmi iu kanë dalë në ndihmë në tri raste, disa personave që rrezikuan të mbyteshin në det.

    Në rastin e parë, shërbimet e Policisë Kufitare të Vlorës ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, të 3 personave që kishin mbetur në det, për shkak se mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.

    Në rastin e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi ndërhynë për të nxjerrë në breg një shtetas të cilit i ishte rrezikuar jeta, teksa bënte sërf, për shkak të detit të trazuar. Ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!