×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia ofron 20 mijë euro për kapjen e të dyshuari që plagosi një polic në Tiranë

    Reporteri
    20 Shtator 2023 | 23:20

    Autoritetet e Shqipërisë po ofrojnë 20 mijë euro për kapjen e një të dyshuari që ka plagosur një inspektor të policisë.

    Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi që personi në fjalë është i armatosur.

    “Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

    “Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë”, thuhet tutje.

    DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!