×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Politikanët shqiptarë në ankth, gardisti që shoqëron personalitetet infektohet me coronavirus

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 22:18

    Shifrat e të prekurve me koronavirus në Shqipëri shënojnë çdo ditë e më shumë të infektuar. Të infektuar me coronavirus janë edhe punonjës të institucioneve, ndërsa vetë QSUT është kthyer në vatrën më të madhe të COVID-19.


    Sipas dosja.al mësohet se është infektuar me koronavirus edhe një punonjës i Gardës së Republikës që shoqëron personalitete.

    Mësohet se efektivi i Gardës kishte më shumë se një javë që kishte shfaqur simptoma por nuk testohej nga autoritetet shëndetësore. Ndaj testin e ka bërë në mënyrë private duke shmangur procedurat e ISHP-së. Pas tij, pozitiv ka rezultuar gjithashtu një tjetër efektiv i Forcave Speciale.

    Nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e tyre megjithatë nuk përjashtohet mundësia që gjatë gjithë kohës që nuk u është bërë kontrolli, të dy efektivët e Gardës të kenë infektuar ndonjë personalitet të rëndësishëm që kanë shoqëruar. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

    Dita më e shumë raste të të infektuarve në Shqipëri, që prej rasteve të para, është dita e sotme, ku janë shënuar plot 57 raste të reja.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!