Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamjet nga kantieri i ri turistik në Durrës.
Kryeministri përmes një postimi në Facebook, u shpreh se tashmë po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë si vendpushim cilësor, por gjithashtu do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore që gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë e ndotur.
“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Portit të Ri Turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë standard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.