×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Portugezi që vrau biznesmenin në Lezhë është me origjinë arabe, zbulohet vendi ku dyshohet se po fshihet

    Reporteri
    27 Prill 2023 | 15:14

    Plani për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikual nis para dy muajsh në Brianinë e Madhe. Fillimisht në Shqipëri ka ardhur Edmond Haxhiaj, organizatori i atentatit. Ai është djali i tezes i Elton Lekstakajt, hasmit e Nikulajt.

    Vrasësi Ruben Saraiva është pritur nga Haxhia dhe kanë udhëtuar drejt Shkodrës. Në këtë qytet ai ka qëndruar në një shtëpi me qira. Dhe shtetasit e tjerë britanikë Thomas Mit-han, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson janë pritur nga Haxhiaj në Rinas.

    Haxhiaj dyshohet se i orientonte me telefon se nga të lëviznin. Për sa i përket autorit portugez Saraiva, ai ishte me origjinë arabe.

    Ai është larguar nga dogana e Kapshticës më drejtim të Greqisë së bashku me dy britanikët e tjerë. Dyshohet se janë ende në Greqi. Simson dhe Edmond janë larguar nga Rinasi.

    Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar të gjitha levizjet e të dyshuarit si porositës dhe organizues i vrasjes, Edmond Haxhia, sot nën akuzë për vrasjen e Adrian Nikluajt në lokalin e tij “Coral” pasditen e 19 prillit në Shëngjin./GazetaExpress

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!