×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Postimi i fortë i ish-deputetit: A e ka shitur qeveria ishullin e Sazanit?

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 8:21

    Ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani, përmes një postimi në Facebook, flet për një plan të mundshëm të qeverisë për të shitur ishullin e Sazanit.


    Sipas Bogdanit, bëhet fjalë për pjesën Veri-Lindore të ishullit, përballë qytetit të Vlorës.

    “Këto dite po e pastrojnë nga ferrat, sepse flitet që do vijnë ‘investitorët’ nga Afrika e Veriut për ta inspektuar! (Bëhet fjalë për pjesën Veri-Lindore të ishullit, përballë Vlorës)

    Shitur/Koncesion/PPP (nje Zot e di),  nëse është e vërtetë është turp historik dhe babëzi unike!

    Nese është e vërtetë (realisht shpresoj qe jo), duhet sqaruar a është shfrytëzuar gjendja e pandemisë dhe Covidit për t’u bërë me tender sekret dhe kush ka qenë ai i marrë që ka marrë guximin ta firmosi një procedurë të tillë”, shkruan ish-deputeti Gerti Bogdani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!