Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar për posedimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi në Greqi.
Ai do ta trafikonte sasinë e lëndës narkotike në tregun e brendshëm ilegal të drogës.
Pas shumë ditësh hetimesh policia dhe anti droga greke gjeti dhe konfiskoi një sasi prej 205 kg kanabis i papërpunuar.
22-vjeçari me origjinë shqiptare kishte rregulluar një shtëpi e pushimesh duke e përdorur atë si një depo për drogën.
Nga kontrolli i shtëpisë u zbulua një makinë paketimi me vakum, një peshore elektronike portative nga 10 gram në 50 kg, një pajisje GPS, një numër kartash SIM të parapaguara dhe pajisje të telefonisë celulare.
Shqiptari i arrestuar është sjellë para Prokurorit të Shkallës së Parë në Athinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.