×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Presidenti i ri i Shqipërisë hap llogari në Facebook

    Reporteri
    05 Qershor 2022 | 15:43

    Bajram Begaj, nga Partia Socialiste është zgjedhur president i ri i Shqipërisë.

    Në procesin e zgjedhjes së presidentit, mbrëmë morën pjesë 83 deputetë, prej të cilëve 78 kanë votuar pro Begajt, katër kundër dhe një ka abstenuar.

    E deri mbrëmë, Begaj nuk kishte llogari personale në Facebook, përveç një faqe me emrin e tij, ku publikonte zhvillime që kishin të bënin me Forcat e Armatosura Shqiptare, përcjell Klankosova.tv.

    Mirëpo, sot ai ka hapur një llogari personale, ku ka vetëm dy fotografi, një të objektit të Presidencës dhe një foto nga momenti i zgjedhjes president.

    Ndërkaq, në Facebookun e ri të hapur, Begaj deri më tani ka vetëm një “mik”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!