Presidenti i Shqipërisë ka mbledhur Këshillin e Sigurisë për situatën pas tërmetit.
I pari që mbërriti në presidencë ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, pas tij ka ardhur kryeministri Edi Rama.
Takimin e konfirmoi edhe Kryeministri Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm ku tha se, “nuk po humbim shumë kohë se kemi edhe një takim tjetër me kërkesë të Ilir Metës”.
Lajmi për mbledhjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare u dha nga zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi në një postim në Facebook.
“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, njoftoi Blushi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.