×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prindërit e Sabrina Bengës drejt Gjykatës, kërkojnë kujdestarinë e mbesës

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 14:49

    Prindërit e Sabrina Bengës, 23-vjeçares që u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, kanë depozituar sot në Gjykatën e Fierit, kërkesën për të fituar kujdestarinë e vajzës së mitur.


    Mësohet se kërkesa është depozituar në Gjykatë nga avokati mbrojtës i familjes Bengaj, Samir Visha. Ndërkohë kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 10 shtatorit, në Fier.

    Ditën që ndodhi ngjarja Sabrina, sapo ishte kthyer nga puna dhe po hante darkë. Në këtë moment, Eltoni futet në shtëpi i revoltuar, nxjerr armën dhe godet pas shpine ish-bashkëshorten.

    Eltoni, ishte dircuar nga viktima, Sabrina dhe kjo e fundit, ishte pajisur me urdhër mbrojtje, pasi 31-vjeçari para disa muajsh kishte marrë peng nën kërcënimin e armës atë dhe familjarët e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!