Në Shqipëri, prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për rastin e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani, për të cilin ka ngritur akuzë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe 3 personave të tjerë
Avokatët e të 5 të pandehurve u paraqitën sot në Prokurori për të tërhequr aktet. Tanimë ata kanë kohë 10 ditë për të paraqitur kundërshtimet e mundshme, përpara se prokurorët e çështjes t’i drejtohen Gjykatës për të kërkuar nisjen e procesit gjyqësor.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim me Malltezi, ndaj të cilit është ngritur akuzë dhe për pastrim parashë. Sipas Prokurorisë, ish kryeministri, ka favorizuar dhëndrin e tij, një nga ish pronarët e truallit, mbi të cilin më pas, u ngrit një kompleks pallatesh.
Nën akuzë për korrupsion është dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, ndërsa akuza për pastrim parash është ngritur dhe ndaj Xhimi Begejës, bashkëpronar i truallit si dhe ortak së bashku me Malltezi e Bektashi, në kompaninë Homeplan, e cila ndërtoi pallatet.
Për pastrim parash akuzohet dhe Andia Pustina, studio ligjore e së cilës mendohet të ketë kryer veprimet që lidheshin me kompaninë Homeplan.
Berisha edhe sot i hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij duke folur për manipulime faktesh e duke theksuar se sipas tij procesi i privatizimit të ish Klubit Partizani është bërë në përputhje me ligjet dhe pa asnjë shkelje/VOA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.