×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Berishën dhe Bashën

    Reporteri
    10 Janar 2022 | 14:28

    Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Lajmin e bëjnë të ditur burime për gazetarin Ermal Vija nga prokuroria ndërsa Berisha dhe Basha të dy do të thirren në cilësinë e deklaruesit.

    Kujtojmë se për protestën e mbajtur përpara Selisë Blu më 8 janar policia deri më tani ka shoqëruar 34 persona për incidentet e shkaktuara. Ndërsa penalisht u proceduan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

    Bardhi akuzohet për lëndën nga bombolat anti-zjarr që është hedhur nga brenda godinës së PD, ndërsa Noka për tubim të paligjshëm. Protesta e djeshme zgjati tre orë dhe rreth orës 13:00 ndërhyri policia për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!