×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e Klodian Rashës

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 13:00

    Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj.


    Ndërkohë mësohet se dosja do të dërgohet në gjykatë në javën e parë të muajit gusht. Më pas do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim.

    Sipas informacioneve për Fax Web, pistoleta e gjetur në një pellg në ujë 100 m nga vendi ku u vra 25-vjeçari, nuk do të dërgohet për ekspertizë të specializuar jashtë vendit.

    Eksperti gjerman ka thënë se kjo armë nuk është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale dhe nëse dërgohet jashtë, rezultati do të jetë i njëjtë.

    Pritet që të nisë një hetim tjetër për pistoletën, e cila akoma nuk dihet se si ka përfunduar afër vendit të ngjarjes.

    Siç u raportua më herët, pas hetimeve Prokuroria ka dalë në hetim se 25-vjeçari Klodian Rasha është qëlluar me dashje nga efektivi i policisë.

    Kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes kanë treguar se polici Nevaldo Hajdaraj e kishte parë se Rasha nuk kishte armë me vete, por gjithsesi e ka qëlluar sapo i ka shpëtuar nga duart.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!