Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikuar akuzën zyrtare të korrupsionit pasiv Safet Gjicit, ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit. E njëjta vepër penale i është komunikuar edhe Alma Kaçit.
Gjici ndodhet aktualisht në arrest me burg, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie.
Gjici u arrestua disa javë më parë pas publikimit të një video erotike të tij me Alma Kaçin në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit.
Më pas në video ata flasin për një projekt të trajtimit të qenve të rrugës, ku Gjici telefonon një vartësin e tij të kujdeset për letrat që do dorëzonte Kaçi.
Ish-kryebashkiaku ka pranuar marrëdhënien me 40-vjeçaren, por në gjykatë tha se nuk ka pasur korrupsion.
Alma Kaçi është shprehur se e ka bërë vetë videon, pasi në takimin e parë që kishte bërë me të ai e kishte ngacmuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.