×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pronari sulmon turistët në Shqipëri, kjo është arsyeja

    Reporteri
    15 Gusht 2019 | 16:42

    Një grup turistësh spanjollë janë sulmuar nga pronari i një lokali.


    Mësohet se turistëve nuk i ka pëlqyer shërbimi dhe kanë tentuar që të largohen pa paguar faturën, por furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët të cilët më pas i kanë goditur me grushte si dhe kanë nxjerrë armë të ftohta në tentativë për t’i goditur.

    Siç raporton gazetari i Report Tv, Limos Didani, pronarët e lokalit kanë thyer xhamin e furgonit, por mjeti ka arritur që të largohet deri në vendin e quajtur “Volloder” ku është pikasur nga një furgon i FNSH-së, i cili ka ndërhyrë menjëherë.

    Raportohet se grupi i përbërë nga 5 turistë spanjollë ndodhen në spital, pasi kanë marrë disa lëndime në trup, e ndërsa forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH-ja janë vënë në ndjekje të autorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!