Thuajse tre muaj pas gjetjes së jahtit të braktisur në brigjet shqiptare, pronari turk Sezgin Yavuz ka mbërritur në vend për të marrë jahtin mbrapsht.
Jahti qëndroi në porti i bllokuar për shkak të hetimeve të krera mbi të. Edhe pse po kalojnë 3 muaj ende nuk dihet mbi fatin e kapitenit të jahtit, turkun Nedim Akyuz.
Dokumentat e këtij të fundit u gjetën në jahtin e braktisur në fillim të muajit shtator 12 milje larg brigjeve të Shëngjinit. Jahti u gjet me GPS të fikur teksa fati i kapitenit mbetet ende një mister.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.