×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protesta e 8 janarit, Prokuroria merr Berishën nesër në pyetje, pasnesër Bashën

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 17:57

    Ish-kryeministri Sali Berisha nesër në orën 10:30 pritet që të ngjisë shkallët e Prokurorisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje në lidhje me protestën e datës 8 Janar në selinë e PD-së që përfundoi në dhunë dhe shkatërrim.

    Dy net më parë, lideri historik i demokratëve që u përjashtua nga partia që themeloi 30 vite më parë deklaroi se nëse do të thirret nga organi i akuzës për të dhënë dëshminë e tij do të shkonte.

    Tashmë që thirrja i është dërguar, pritet nëse ish-kryeministri do të shkojë për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.

    Mesohet se një ditë më pas, pra pasnesër në prokurorinë e Tiranës është thirrur Lulzim Basha, të cilit gjithashtu do i merret dëshmia për ngjarjen.

    Sot gjykata vendosi lirimin nga qelia të 34 protestuesve që u arrestuan mbrëmjen e së shtunës menjëherë pas tubimit. Të gjithë do të hetohen në masa më të lehta duke i shpëtuar qelisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!