×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protesta e dhunshme në Shqipëri, mësohet vendndodhja e Lulzim Bashës

    Reporteri
    08 Janar 2022 | 14:13

    Protesta e mbështetësve të Sali Berishës në Shqipëri po vazhdon.

    Pas akteve të tmerrshme të dhunës në selinë e PD-së, ata tashmë janë shpërndarë në perimetrin e kësaj godine.

    Gazetarët e Abc News nga vendi i ngjarjes raportojnë se brenda selisë, bashkë me funksionarë është edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

    Mbështetësit e këtij të fundit që ndodheshin brenda godinës u përplasën edhe fizikisht me ata të Sali Berishës në një moment të caktuar të protestës.

    Bashkë me Bashën brenda selisë janë edhe disa zyrtarë tjerë të PD-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!