Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u kërkoi qytetarëve të saj t’i shmangen tubimeve, pas paralajmërimeve për protestë nga opozita.
Në njoftim thuhet se shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, por disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.
Njoftimi i plotë:
Vendndodhja: Bulevardi Dëshmorët e Kombit – përballë Kryeministrisë.
Data/Ora: E shtunë, 12 nëntor, duke filluar nga ora 16:00
Ngjarja: Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Veprimet për të ndërmarrë:
Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje.
Monitoroni mediat lokale për përditësime.
Mbani një profil të ulët. /Tch/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.