Sikurse ishte paralajmëruar prej ditësh, pasditen e kësaj të diele, Partia Demokratike zhvillon protestën e saj kombëtare të radhës para Kryeministrisë.

Kreu i PD, Sali Berisha mbërriti pak para orës 18:00 në selinë blu, i veshur sportiv. Ndërkohë protestuesit nisën të grumbulloheshin.

Ndërkaq një molotov është hedhur nga protestuesit në drejtim të Lanës.

Reklamë

Tubimi i sotëm nuk do ketë fjalime, pasi në shesh vërehet mungesa e podiumit.