Protesta e sotme e opozitës pritet të nisë në orën 18:00 ashtu siç edhe është paralajmëruar. Sa për kohëzgjatjen e saj, referuar burimeve policore bën me dije për “BalkanWeb” se demokratët kanë lajmëruar vazhdimin e tubimit deri në mesnatë (00:00).
Po sipas saj, përveç rrethimit përpara Kryeministrisë kanë nisur të vendosen forcat e policisë, mbi 1500 efektivë të cilët janë të pajisur me maska antigaz. Po ashtu në pjesën e pasme të kryeministrisë qëndrojnë 4 autobote me ujë, të cilat mund të përdoren në rast se protestuesit do të tentojnë të sulmojnë institucionet.
Pavarësisht se pritet që reshjet e shiut të shoqërojnë protestuesit, duket se është gjetur një zgjidhje. Ka nisur shpërndarja e çadrave me mbishkrimin “Rama ik” për protestuesit.
Po sipas Bodllit, në këto momente janë të shumtë qytetarët që janë mbledhur në selinë blu, aty ku ndodhet lideri i PD-së, Lulzim Basha dhe disa ish-deputetë, që pritet t’i bashkohen turmës ashtu si edhe në protestat e tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.