×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protesta kundër Vuçiqit në Tiranë, Sali Berisha i bashkohet protestuesve dhe nisen drejt Kryeministrisë

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 16:39

    Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar njerëzve të pranishëm në protestën kundër ardhjes së Presidentit serb, Aleksandar Vuciq, në Tiranë.

    Ai ka shkuar fillimisht në selinë blu, e nga atje, është drejtuar me mbështetësit e tij në kryeministri, ku është paralajmëruar dhe protesta.

    Atje, do të ketë disa persona të nismës për të folur para demokratëve. Kujtojmë se kjo protestë është thërritur kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe si një formë kundërshtimi ndaj nismës Ballkani i Hapur, që sipas Berishës, i kundërvihet atij të Berlinit.

     

    Ish kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar në protestë edhe ish deputeti Kujtim Gjuzi.

    Me kostum sportiv, Gjuzi është fotografuar në Bulevardin para kryeministrisë, ku mesa duket do të jetë i pranishëm në protestën kombëtare të thirrur nga ish kryeministri Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!