×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protesta në selinë e PD, shkon në 51 numri i të shoqëruarve

    Reporteri
    08 Janar 2022 | 22:10

    Ka shkuar në 51 persona numri i të shoqëruarve nga policia pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë në protestën e thirrur nga Sali Berisha.

    Lëvizja e cila fillimisht u cilësua si “paqësore” degradoi në dhunë ku 6 persona u plagosën.

    5 prej qytetarëve janë dërguar në QSUT pasi janë helmuar nga gazi, ndërsa një polic është dëmtuar në kokë.

    Pas kontrolleve të policisë brenda selisë, janë shoqeruar 25 nga protestuesit dhe 8 persona që ndodheshin brenda selise se Partisë Demokratike.

    Ndërkohë, edhe ish-kreu i PD-së, Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook një pjesëmarrës në protestë që është gjakosur në kokë.

    Policia ka raportuar se selia e Partisë Demokratike është tashmë një “vendngjarje” dhe do të hetohet si skenë krimi. Ndërsa ka deklaruar se është angazhuar plotësisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, polica ka bërë me dije gjithashtu se të gjithë personat e përfshirë në skena të dhunshme do të mbajnë përgjegjësi.

    Protesta nisi rreth orës 12:00 të së shtunës ku mbështetës të Berishës me trapanë dhe çekiçë në duar tentuan të futeshin brenda ambienteve të selisë së PD-së. Ata shqyen dyert dhe thyen dritaret, ndërsa përdorën shkallët për t’u ngjitur me dhunë në katin e dytë të godinës.

    Incidentet nuk kanë munguar as brenda ambienteve të PD-së, ku kanë plasur kapsolla dhe është përdorur gaz lotsjellës dhe fikës zjarri kundrejt protestuesve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!