×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protesta në Tiranë, policia ‘blindon’ hyrjen nga Fushë Kruja, kontrolle gjithë mjeteve

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 16:12

    Qytetarët kanë lajmëruar që do të dalin sërish në protestë pasditen e sotme, e pesta protestë radhazi kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.


    Mësohet se lidhur me këtë, policia ka ngritur postblloqe në aksin Fushë Krujë-Tiranë dhe Fushë Krujë-Rinas-Vorë, me qëllim parandalimin e veprimtarive kriminale dhe identifikimin dhe parandalimin e ardhjes drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës të elementeve problematikë, që posedojnë sende të forta apo armë.

    Po ushtrohen kontrolle në automjete, në të cilat udhëtojnë djem të rinj, por edhe furgonë e autobusë, që transportojnë pasagjerë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!