Pavarësisht procedimeve e arrestimeve, të rinjtë duket se nuk kanë ndërmend të ndalen.
Në rrjetet sociale është njoftuar se pasditen e sotme, ora 18:00, do të zhvillohet sërish protestë, që do të jetë e pesta në radhë, për të riun Klodian Rashën, që u vra disa ditë më parë nga efektivi i policisë.
Policia u ka bërë thirrje të rinjve që të shmangin tubimet, ndërsa i paralajmëroi pak më parë se efektivët e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht ndaj dhunës dhe se “nuk do të ngurrojnë ta bëjnë atë”.
Megjithatë, protestuesit vijojnë t’i qëndrojnë kërkesave të tyre për lirimin nga detyra të Kreut të Policis së Shtetit, Ardi Veliu, lirimin e protestuesve të arrestuar si dhe reformim të Policisë së Shtetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.