×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PS shpëton zyrtarisht Presidentin Meta nga shkarkimi

    Reporteri
    27 Korrik 2020 | 14:44

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim raportin e hartuar nga relatorja socialiste në Komisionin Hetimor për presidentin Ilir Meta. Në këtë mënyrë Presidenti Meta ka shpëtuar zyrtarisht nga shkarkimi.


    Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit. Raporti u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste, pasi opozita parlamentare votoi kundër, duke kërkuar shkarkimin e Ilir Metës.

    Sipas raportit të Komisionit Hetimor, shkeljet e Metës nuk mjaftojnë për ta shkarkuar nga detyra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!