Ambasada amerikane në Tiranë përmes një cikli videosh jep shpjegime në lidhje me procesin e reformës në Drejtësi.
Ambasada thekson se reforma do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë para ligjit.
“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve?
Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona? Këtu mund të shikoni serinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe BKH”, thekson ambasada.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.