Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur një i mitur merret me ambulancë pas protestës së djeshme në Tiranë.
Sipas personit që ka regjistruar videon, i mituri është rrahur nga policia. Për shkak të moshës dhe gjendjes së rënduar, i mituri merret me ambulancë dhe dërgohet në spital, ndërsa të pranishmit thonë se dy mjekët që e mbajnë nën kujdes mjekësor i injektojnë adrenalinë për t’i rritur rrahjet e zemrës.
Ndërkohë, vetë fëmija i mitur mezi merr frymë dhe rënkon brenda në ambulancë. “Pse me m’rraf mua. Ça bëra unë”, thotë i riu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.