×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Publikimi i të dhënave personale në Shqipëri, Berisha bën thirrje për protesta

    Reporteri
    24 Dhjetor 2021 | 19:21

    Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka bërë thirrje për reagim me protesta për publikimin e të dhënave personale të mijëra qytetarëve.

    Sipas Berishës krimi i organizuar dhe mafia ka në kontroll të dhënat e qytetarëve dhe i përdor për qëllime të saj.

    Ish-kryeministri shton se gjithçka është publikuar në këtë moment për të larguar vëmendjen nga skandalet.

    “Nxjerrja e të gjithë databazës së shtetit nga kreu i Meduzës Edi Rama dhe banda e tij për të maskuar skandalet monstruoze me aferat e djegsave, arbitrazheve, PPP, koncesioneve, prokurimeve sekrete që sipas KLSH arrijnë në 8,2 miliardë euro, përbën aktin më të rëndë dhe më të pashembullt në historinë e një shteti”, shprehet Berisha.

    Ai shton se publikimi i të dhënve të ndjeshme bën që mijëra qytetarë të bëhen objekt sulmesh.

    Berisha bën thirrje për protesta që sipas tij duhet të jenë “më të fuqishme që vendi ka njohur këto 30 vite për përmbysjen sa më parë të regjimit mafioz kriminal të kreut të meduzës Edvin Kristaq Rama”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!