Kryeministri shqiptar, Edi Rama, vazhdimisht bën thirrje që të mos dilet nga shtëpia dhe se ka marrë masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga koronavirusin, por siç duket jo për të gjithë qytetarët.
Pavarësisht situatës së jashtëzakonshme ku ndodhet vendi dhe masave të rrepta kundër virusit Covid-19, puna në minierën e Albchrome të Bulqizës vazhdon pa asnjë masë mbrojtëse.
Nga disa foto, që kanë publikuar punëtorët shihet se asnjë prej tyre nuk posedon masë mbrojtëse në autobusët që bëjnë transportin për në punë, as në ambientet e brendshme të punës.
Ata kërkojnë nga kompania të reflektojë sa më parë si dhe i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të marrin masat e nevojshme sa nuk është vonë.
https://www.facebook.com/MinatoretSMBB/posts/157235972407016?__xts__%5B0%5D=68.ARBnmzcxCBhklx_519MoGEZu9NhzvNh31TXZftbdRmCwD8D1k9-nNHdiOuDl9cPbqSVoiqOxPojLCYkHeoqcZkLvjWLUPrYjo2dYm6A34ciUwaT8sxBQLM3BFgR27-q8s8ChN8fWeQnrFP8QUwRs7e_rTjRiJuJS5khwrcGljVDXLFNBgqHs2NxJszDnzb1EYd6oYTwyYq7gIKthV9cOf8Ez32bOSTL0D5qPvE9vFo1EAMSyKZcxhLMMXRMPRtJZ0UCjcXxfZ8WdHiA_Ud2965-NPrS2WSzxLgcGKwpdXXshFQyh42-OWPjF5ILgQjKL0i2BsZWSPvkG8N9Zp9cOq3I&__tn__=-R
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.