×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Punonjësit e fabrikës në Tiranë ankohen: Na thonë rrini në shtëpi pa të drejtë page

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 8:11
    Foto ilustruese

    Vendi është futur në paralizë totale për shkak të masave drastike për frenimin e koronavirusit. E ndërsa bizneset private kanë kyçur dyert, problem mbetet pagesa e punëtorëve.


    Kështu punonjësit e një fabrike në autostradë kanë kontaktuar në redaksinë e Ora News, duke shprehur shqetësimin se janë njoftuar të qëndrojnë në shtëpi por pa të drejtë page.

    “Na është njoftuar që mund të qëndrojmë në shtëpi, por ditët e qëndrimit nuk do të paguhen nga kompania. Kemi frikë të punojmë, por duam të paguhemi, të mos rrimë në shtëpi pa të drejtë rroge.Kemi frikë se mund të prekemi nga COVID-19 pasi punojmë në një ambient me shumë njerëz” thonë ata.

    Me vendim qeverie, mbrëmjen e djeshme u mbyllën bare e restorante. Në rrugë u nxor policia e rendit dhe ajo ushtarake, ndërkohë u vendos edhe pezullimi i transportit publik për Tiranë e Durrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!