Për të gjithë ju që keni planifikuar pushimet në Vlorë, ka një lajm të mirë.
Loti i parë nga zona e lumit të Vlorës ka përfunduar, e ndërsa ka nisur puna për lotin e dytë.
Rruga e pashtruar, me gropa tashmë i përket të kaluar. Lajmin e ka dhënë kreu i qeverisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes dhe me këtë natyrë të qetë nga zona e Lumit të Vlorës, ku përfundoi Loti i Parë dhe ka nisur puna për të Dytin, e ku po hapet për turistët e për ekonominë e zonës, një thesar i fshehur i natyrës së mrekullueshme shqiptare, ju uroj një javë të bukur”, shkruan Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.