×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pushimet kthehen në tragjedi për çiftin izraelit, gruaja vdes në aksident

    Reporteri
    31 Gusht 2019 | 13:29

    Turistja nga Izraeli nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga aksidenti i djeshëm, në Elbasan.


    Motocikleta me të cilën udhëtonte si pasagjere u përplas me një mjet “Toyota”, dhe më tej edhe me një veturë të tipit “Audi”.

    “Për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndërroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën”, njofton sot policia, duke bërë me dije se ka shoqëruar edhe dy drejtuesit e mjeteve, si përgjegjës për aksidentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!