Qytetarët e Tiranë kanë shfrytëzuar orët e lirisë duke populluar edhe liqenin e Farkës këtë të diel.
Deri në orën 10:00 paradite kishin të drejtë të dilnin pensionistët, ndërsa nga ora 11:00 deri në 17:30 nënat me fëmijët deri në 14 vjeç.
Por ajo që është vënë re ditën e sotme është thyerja në masë e këtyre rregullave.
Nga liqeni i Farkës, gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi raportoi se së bashku më nënat dhe fëmijët, zona ishte e mbushur me të rinj dhe meshkuj, edhe pse ditën e sotme nuk lejohet të dalin.
Kjo situatë është paraqitur edhe në zona të tjera të Tiranës, ku pjesa më e madhe e qytetarëve kanë qenë pa maska e doreza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.