Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit, pasi në fshatin Derven ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në ajër.
Kanë qenë banorët që të terrorizuar kanë telefonuar policinë dhe më pas këta të fundit kanë vënë në pranga 47-vjeçarin.
I arrestuari është A.S banues në fshatin Derven të Krujës, ndërkohë që këtij personi i është sekuestruar edhe kallashnikovi.
Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.